SHBA shton presionin ndaj Zelensky: Ulu në tryezë me Putin

Duket se nuk do të ketë më të ndalur presioni i Shtëpisë së Bardhë ndaj presidentit Volodymyr Zelensky. Shtetet e Bashkuara mësohet t’i kenë kërkuar presidentit ukrainas të tregojë vullnet dhe shenja hapjeje për nisjen e bisedimeve për paqe me Rusinë, në vend që të refuzojë negociatat për sa kohë që presidentit Vladimir Putin të jetë në detyrë.

Lajmi bëhet i ditur nga “Washington Post”, i cili citon disa burime zyrtare anonime në lidhje me këtë çështje. Ky presion i SHBA, vjen disa ditë pas irritimit të Joe Biden pas kërkesave të vazhdueshme nga ana e Zelenskyt për më shumë ndihma ushtarake.

Në artikullin e gazetës amerikane, gjithashtu shkruhet se propozimi i administratës Biden nuk ka si objektiv që të shtyjë Kievin të negociojë, por që t’i garantojë Ukrainës mbështetjen e vendeve të tjera, qeveritë e të cilave janë të kujdesshme në financimin e një konflikti afatgjatë.

Vetëm një ditë më parë Pentagoni miratoi një paketë të re ndihme për Ukrainën me vlerë 400 milionë dollarë, ndërkohë që presidenti Zelensky ishte shprehur më herët se nuk do të merrte pjesë në samitin e G20 që do të mbahet në Indonezi nëse Putin do të ishte i pranishëm në punimet e tij.

Sipas burimeve, autoritetet amerikane janë dakord me Kievin se Rusia aktualisht synon të negociojë seriozisht. Megjithatë, refuzimi i Zelenskit për të negociuar me Putinin do të ngrinte shqetësime në pjesë të Evropës, Afrikës dhe Amerikës Latine, ku lufta ka ndikime të rëndësishme në koston e benzinës dhe ushqimit. /a2news.al/