'Nuk mund të pranoj kurrë që ambasadorë të korruptuar të shpifin vetëm për të dëmtuar opozitën'

Partia Demokratike, Komisioni i Rithemelimit, ka veçuar dhe ka sjellë sot në vëmendje sërish, një pjesë nga fjala e kryetarit të PD, Sali Berisha, dje në Kombinat, me banorët e banorët e Kombinatit, Unazës e Astirit.

Berisha tha: “Nuk mund të pranoj kurrë që ambasadorë të korruptuar në mënyrë më të paimagjinueshme, të mund të raportojnë dhe shpifin, s’ka rëndësi për cilin, vetëm e vetëm për të dëmtuar opozitën shqiptare. U them se do mbroj me çdo çmim çdo interes të kombit shqiptar, të Shqipërisë, të demokratëve. Ka vetëm një udhërrëfyes dhe ai udhërrëfyes do të jetë interesi kombëtar i shqiptarëve, do të jetë e vërteta, do të jetë liria e tyre”, u shpreh ndër të tjera lideri demokrat."

Komisioni i Rithemelimit ka shtuar edhe një album me fotografi nga takimi: