Betimi s’po ndalet, shpallet nënkampion Bote, ngre flamurin e Kosovës në Spanjë

Betim Krasniqi s’ka të ndalur në botën e bodybuildingut.

Ai ka përfaqësuar Kosovën në Spanjë, në garat ndërkombëtare, ku arriti ta fitojë pozitën nënkampion botëror, në kategorinë 75 kg, shkruan Syri Kosova.

Me fitoren e tij, u ngrit edhe flamuri i Kosovës në shtetin spanjoll, që s’na ka njohur akoma si shtet.

“Unë arrita që të jem kandidati më i fortë për kundërshtarin tim, falë disiplinës, përkushtimin dhe punës së pa-ndërprerë  që kam bërë” shkroi Krasniqi në postimin e tij në Facebook.

Betimi është tjetër emër i suksesshëm në botë, duke na bërë krenarë të gjithëve.