", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/November/05/auto_cccc1667675461.png", "width": 900, "height": 779 } }

KFOR-i, gati të ndërhyjë nëse rrezikohet situata në veri të Kosovës

Zëvendëssekretari gjeneral i NATO-s, Mircea Geoana, ka biseduar me emisarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, ku serbët vendosën që të largohen nga institucionet e vendit.

Geoana përmes një reagimi në Twitter, u ka kërkuar Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen dhe të parandalojnë eskalimin e situatës, transmeton Syri.net Kosova

Po ashtu, ai ka konfirmuar se KFOR-i qëndron në gjendje gatishmërie dhe do të ndërhyjë, nëse rrezikohet situata.

“Bisedova me Përfaqësuesin Special, Mirsolav Lajçak për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Beogradi dhe Prishtina duhet të përmbahen dhe të parandalojnë eskalimin. NATO- KFOR qëndron vigjilent dhe është gati të ndërhyjë nëse rrezikohet situata”, ka thënë ai.