Dëmtohet ylli i Bayern Munchen, vë në dyshim pjesëmarrjen në Botëror

Dëmtimet pak javë para fillimit të Botërorit kanë filluar që të bëhen një makth për përfaqësuese të ndryshme të cilat po humbasin lojtarë për shkak të problemeve fizike.

Një gjë e tillë duket se mund të ndodhë edhe me yllin e ri të Bayern Munchen, Alfonso Devis.

Mbrojtësi i cili është një nga liderët e përfaqësueses së Kanadasë që mungonte prej 32 vitesh në një aktivitet të tillë, është dëmtuar në pjesën e dytë të ndeshjes së sotme ndaj Herta Berlin dhe la fushën e lojës,

Sipas vetë Nagelsman, mendohet se futbollisti ka një këputje në ligamente, një situatë që sigurisht vë në dyshim shumë të madh pjesëmarrjen e tij në Botëror ku brenda më pak se tre javësh Kanadaja luan ndeshjen e parë ndaj Belgjikës.