Berisha: Rama në 12 nëntor do lebetitet nga vrulli i qytetarëve. Ky hajdut e ka vendin në burg!

Kryetari i PD Sali Berisha u ndal te protesta e 12 nëntorit, ku sipas tij Rama do të lebetitet nga vrulli i qytetarëve.

Sipas Berishës, Rama është një hajdut qe e ka vendin në burg, pasi pensionistët numërojnë qindarkat për të mbyllur ditën, ndërkohë që ky firmos ndërrmarrjen e tij prej 430 milionë euro me djegësat.

Berisha: Në 12 nëntor le të lebetitet nga vrulli, guximi, trimëria juaj, e qytetarëve të Tiranës dhe Shqipërisë. Ky hajdut vendin e ka në burg. Dhe vetëm në burg. Në një kohë kur pensionisti numëron qindarkat për të mbyllur ditën, ky firmos për ndërmarrjen e tij 430 mln euro. Djegësat janë ndërmarrje e Edi Ramës, Engjëll Agaçit, Arben Ahmetajt, Erion Velisë. Ku janë djegësat? A ndodh në botë kund që gjykata dhe prokuroria të lëshojnë urdhër arresti për ndërmarrje krimi dhe ndërmarrja jo që nuk konfiskohet, por disbursohet me para çdo javë dhjetëra e dhjetëra milionë. Kjo vetëm e vetëm se llogaritë janë të Ramës, Agaçit, Veliajt. Ku ndodh në botë që të mblidhet kryeministri me qeverinë dhe të thotë se kësaj ndërmarrje do t’i jap bonus 8%. Por cilës ndërmarrje? Ndërmarrjes që mbi tokë nuk ekzistonte. Dhe ministrja e tij i çon me shkrim dhe i thotë kjo nuk mund të ndodhë se ndërmarrja nuk ekziston. Por ajo ndodh se ishte projekti i Edi Ramës dhe hajdutëve përreth tij. Ndaj dhe t’i themi, “boll vodhe, shko në burg”. Aty e ke vendin!