SYRI TV/ Biznesi i vogël paralajmëron protesta, Nasto: Të hiqet nga paketa pjesa që rrit gjobat

Këtë të shtunë bizneset e vogla dhe të mesme në shenjë proteste nuk kanë ofruar shërbim për klientët për 1 orë.

Kreu i shoqatës së këtyre bizneseve, Albert Nasto, ka treguar se një sërë problematikash dhe kriza ekonomike i kanë shtyrë drejt këtij vendimi, ndërsa kërkon nga qeveria të marrë parasysh kërkesat e bizneseve të vogla e të mesme, në të kundërt protestat do të përshkallëzohen.  

Politikat aktuale të qeverisë dhe problematikat e shumta ekonomike i kanë shtyrë bizneset e vogla dhe të mesme që të pezullojnë shërbimin ndaj klientëve për 1 orë në shenjë proteste. Teksa shpjegoi arsyet e këtij vendimi, kreu i shoqatës së bizneseve të vogla e të mesme Albert Nasto, kërkon nga qeveria të marrë parasysh kërkesat, në të kundërt paralajmëron se protestat do të përshkallëzohen.  

Aksionit iu bashkangjitën edhe disa biznese në Durrës, të cilët në shenjë revolte ulën qepenat.

Përfaqësues të shoqatës së këtyre bizneseve theksojnë se situata aktuale është tepër e vështirë dhe nëse kërkesat nuk miratohen nga qeveria, do të ketë mbyllje masive të subjekteve tregtare.