Aksidentohen 3 makina në Fier-Lushnje, njëra kthehet përmbys në rrugë

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në aksin Fier-Lushnje.

Tre makina janë përfshirë në aksident, ndërsa njëra prej tyre është kthyer përmbys.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të policisë, ndërsa nuk dihet ende nëse ka të plagosur apo viktima.