VIDEO/ Aksident në Elbasan-Peqin, raportohen 3 të plagosur

Një aksident ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin në zonën e Paprit ku dy makina janë përplasur.

Sipas burimeve për SYRI-n, shkak dyshohet se është bërë parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve po ashtu edhe lagështira.

Si pasojë e aksidentit janë tre të plagosur dhe ndodhen jashtë rrezikut ku njëri prej tyre ka deklaruar para oficerëve të policis se mjeti po i vinte drejt dhe se kishte të pa mundur ta devijonte.