Sherri në Shkodër për batutat ofenduese, reagon për herë të parë Albano

Bëri bujë të madhe në media lajmi se Albano Bogdo ishte dhunuar fizikisht nga disa qytetarë shkodran disa kohë më parë.

Kjo ngjarje u raportua se kishte ndodhur teksa aktori i humorit ka qenë i ftuar në qytetin e Shkodrës për ‘stand-up comedy’.

Asokohe ishte një qytetar që e denoncoi në media rastin duke u shprehur se Bogdo kishte bërë disa batuta ofenduese për Rozafën.

Së fundmi, Albano Bogdo është prononcuar për herë të parë në lidhje me këtë ngjarje, teksa ka qenë i ftuar në “Glamour Zone” në Rtv Ora.

Aktori u shpreh se atë nuk e ka goditur askush, pasi në të kundërt nuk do të kishte ndenjur pa bërë asgjë.

“Nuk ndodhi asgjë. Nuk bëra asnjë batutë për Rozafën. Kam bërë batuta dhe ata qeshën me lot. Aty ka qenë dhe një television lokal në Shkodër që filmoi të gjithë stand-up. Nuk e kuptoj ku më paskan rrahur. Por të siguroj Ester, që nëse do më rrihte njeri do ta dije, sepse unë nuk rri pa bërë asgjë nëse një njeri tenton të më godas,-shtoi Bogdo.

Kujtojmë që aktualisht Albano Bogdo është i angazhuar në programin e përjavshëm të humorit në Klan, “Klanifornia”. Aktori dallohet për spontanitetin e tij dhe batutat e lindura.