Sa i përket kronikës së sfidës, “The Citizens” e nisën mirë ndeshjen teksa gjetën të parët avantazhin me anë të Julian Alvarez në minutën e 16-të.

Argjentinasi shfrytëzoi maksimalisht një asist të Gundogan, dhe pavarësisht pozicionit të vështirë gjeti koordinimin e duhur për ta dërguar topin në rrjetë.

Ky ishte goli i tretë për Alvarez në këtë sezon të Premier League, me trajnerin Pep Guardiola që i beson gjithnjë e më shumë.

Por, Manchester City mori një goditje të rëndë, teksa Joao Cancelo ndërhyri në mënyrë të gabuar brenda zonës duke shkaktuar 11-metërsh, por penaliteti për “The Citizens” ishte edhe më i rëndë duke qenë se portugezi u ndëshkua me karton të kuq. Nga pika e bardhë e penalltisë, Pereira nuk fali dhe riktheu baraspeshën, 1-1.

Erling Haaland i aktivizuar në pjesën e dytë, gjeti golin në minutën e 74-të, me norvegjezin që kërceu për të realizuar një gol të bukur me kokë.

Por, ishte sistemi VAR ai që prishi festën e sulmuesit dhe skuadrës së Cityt me rezultatin që mbeti 1-1.

Gjithsesi, në fund askush nuk mund ta ndalë Haaland të shënojë teksa sulmuesi ktheu në gol një penallti të fituar nga De Bruyne (90+5’).

Ishte goli numër 18 për Haaland në Premier League teksa i dhuroi një fitore me shumë vlera skuadrës, që në pritje të Arsenalit, ngjitet përkohësisht në krye të renditjes me 32 pikë.

Nga ana tjetër, Fulham mban vendin e tetë me 19 pikë.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/November/05/auto_haaland1667668185.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

‘Heroi’ Haaland ngrihet nga stoli dhe i jep fitoren dramatike Manchester Cityt në minutën e 95-të

Manchester City fitoi me rezultatin 2-1 në shtëpi ndaj Fulham teksa ai që vendosi ndeshjen ishte Erling Haaland në limitet e ndeshjes.

Norvegjezi shndërroi në gol një 11-metërsh dhe ndezi festën në “Etihad Stadium” për një sukses që mund të konsiderohet me plot gojën dramatik për mënyrën si erdhi pas vendasit luajtën për pjesën më të madhe të kohës me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Joao Cancelos.