‘Konfiskimi i tokës së papunuar’/ Sharka: Sado presion të bëjë kryeministri nuk ka për të arritur asgjë

I ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me Eneida Ndoci, ish-kryetari i Sindikatës së Fermerëve, Eduard Sharka, aktualisht kryetar i PD Lushnjë ka folur për presionin e kryeministrit Edi Rama për konfiskimin e tokës për fermerët që nuk e punojnë.

Sharka ka theksuar se probelemi është te shkaku se përse toka ngelet e papunuar pasi nuk është se nuk duan fermerët ta punojnë apo se pronarët nuk e japin me qera për qejf.

Kreu i PD Lushnjë tha gjithashtu se problemi është i rentablit të punosh tokën sot pasi shumica e fermerëve e kanë provuar dhe nuk ia vlen sepse çmimet e inputeve janë shumë të larta, çmimet e shitjes në treg shumë të ulëta, mungesa e ujitjes, krizat e tregut, mungesa e subvencioneve, janë një sërë problemesh dhe nuk është kjo mënyrë.

Sharka: E kemi dëgjuar këtë deklaratë edhe nga Taulant Balla. Është një mënyrë e kryeminstrit për të anashkaluar problemet dhe për të gjetur fajtorët atje ku nuk janë. Toka djerrë është problem I kahershëm dhe duhet zgjidhur. Probelemi është te shakaku se toka e papunuar nuk është se nuk duan fermerët ta punojnë apo se pronarët nuk e japin me qera për qejf. Problemi është i rentablit të punosh tokën sot pasi shumica e fermerëve e kanë provuar dhe nuk ia vlen sepse çmimet e inputeve janë shumë të larta, çmimet e shitjes në treg shumë të ulëta, mungesa e ujitjes, krizat e tregut, mungesa e subvencioneve, janë një sërë problemesh dhe nuk është kjo mënyrë. Sado presion të bëjë kryeministri nuk ka për të arritur asgjë.

Është provuar në Shqipëri se sa herë të rriten taksat nuk kanë çuar në produktivitet por në rritjen e informalitetit.