Plas sherri midis Iva Tiços dhe Ermal Mamaqit në rrjetet sociale

Atë jemi mësuar ta shikojmë në një diversitet profesionesh nisur nga aktor, regjisor, moderator, businessman e dy ditë me parë edhe si shkrimtarë.

Po flasim për Ermal Mamaqin i cili sapo ka botuar librin e tij të parë titulluar “Në garë me veten”. Ky libër ka nxitur një numër të madh reagimesh në rrjet.

Së fundmi, një postim i një personazhi në rrjetet sociale, e quajtur Anisa Kushta ka vënë përballë njëri-tjetrit, Ermal Mamaqin dhe Iva Tiçon.

Kushta ka ironizuar librin e Ermalit duke postuar një fotomontazh të kopertinës së një libri të cilin e ka titulluar “Në garë me qentë e lagjes.”

Ngjarja shkon më thellë se kjo ironi për aktorin.

Poshtë postit të Anisës ka komentuar Iva Tiço e cila shprehet: “Mezi e kisha pritur, deri tani kam lexuar romane kot më kot, por siç thotë dhe një njeri i ndritur kjo është kohë e harxhuar kot. Faleminderit e nderuar që keni nxjerrë këtë vepër, vetem duam dhe trajnime nga ty se këto janë tema të thella shumë, respekte dhe mirënjohje për Juve”.

Dukshëm me këtë koment, Iva ka goditur Ermalin i cili disa kohë më parë shprehej: “Mos lexoni budalliqe. Ka ca që lexojnë romane. Ok nuk kam ndonjë gjë konkrete kundër, po kush lexon më romane tani aman, vetëm pensionistët. Duhet të lexosh libra që kanë vlerë, libra që lidhen me profesionin tënd ose libra që lidhen me situatë që po kalon”.

Mirëpo telenovela vazhdon! Mamaqi nuk ia ka lënë mangët Tiços.

“Iva zemër… Sa mirë që Anisa e botoi këtë libër se ti vdes për qenin… Më fal se unë kot më kot ndërhyra, se nuk kam lidhje më këtë punë, por ngaqë jam fans i Anisës. Por ty nuk duhet asnjë trajnim sepse ti ……..”, shkroi ai shoqëruar me një emoji me puthje.

ër ta mbyllur, aktori e falenderoi Kushtën për reklamën e librit të tij.

“Anisë o dritë e qenve të lagjes tënde. Ku duhet të paguaj për këtë rreklamën?”

Edhe Anisa nuk hezitoi ta vazhdonte ironinë duke shtuar: “Ku të duash, edhe zarf pranoj unë.”