Shpenzoi 600 mijë $ për tu dukur si Kim Kardashian, tani harxhon 120 mijë për tu kthyer siç ishte

Një ish-modele e Versace, e cila shpenzoi pothuajse 600 mijë dollarë për operacione për t'u dukur si Kim Kardashian, tani ka shpenzuar 120 mijë dollarë për të "kaluar" në pamjen e saj origjinale.

Jennifer Pamplona, 29 vjeç, bëri më shumë se 40 procedura kozmetike gjatë 12 viteve në një përpjekje për tu dukur si Kim, përpara se të kuptonte se lumturia e saj nuk varej nga kjo.

“Njerëzit më quanin Kardashian dhe kjo filloi të bëhej e bezdisshme”, tha vajza me origjinë braziliane.

“Kisha punuar dhe studiuar dhe isha biznesmene. I kisha bërë të gjitha këto gjëra dhe kisha të gjitha këto arritje në jetën time personale, por po më njihnin vetëm sepse dukesha si një Kardashian.”

Pamplona për bëri ndërhyrjen e parë në vitin 2010 kur ishte 17 vjeç. Pas operacionit të saj të parë, Pamplona u bë shpejt e varur nga operacionet që do ta bënin atë të dukej si Kim.

Ndër më shumë se 40 procedurat e saj ishin tre rinoplastikë dhe tetë operacione në pjesën e poshtme të saj, duke përfshirë implantet e vitheve dhe injeksione yndyre.