Bundesliga/ Bayerni merr kreun, Dortmundi fiton bindshëm

Bayern Munchen koleksionon fitoren e katërt radhazi në Bundesliga teksa të besuarit e trajnerit Julian Nagelsmann mposhtën në transfertë me rezultatin 2-3, Hertha Berlin.

U duk se bavarezët do të merrnin një fitore të lehtë pasi shënuan tre gola në harkun e 38-minutave falë realizimeve të Musialës dhe dy golave të Choupo-Moting.

Megjithatë, vendasit nuk u demoralizuan dhe brenda pjesës së parë ndëshkuan dy herë Manuel Nojer.

Lukebakio dhe Selke, rihapën ndeshjen dhe vendosën në presion miqtë.

Në fraksionin e dytë, Bayern Munich provoi të “vriste” sfidën dhe në fakt shënoi sërish duke përfituar nga një autogol.

Gjithsesi, më pas gjithçka rezultoi e pavlefshme për shkak të një pozicioni jashtë loje.

Deri në fund, vendasit provuan surprizën, por nuk ia dolën me rekordmenët e Gjermanisë që menaxhuan rezultatin dhe morën tre pikë të plota.

Pas kësaj ndeshjeje, në pritje të sfidës së Union Berlin, bavarezët rikthehen në vend të parë me 26 pikë, ndërsa Hertha Berlin mban vendin e 14-të me 11 pikë.

Borussia e Dortmundit fitoi bindshëm 3-0 në shtëpi kundër Bochum.

Vendësit gjetën golin që në minutën e 8-të me anë të Youssoufa Moukok.

Verdhezinjtë shënuan sërish në minutën e 12-të, ku Giovanni Reyna u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Golin e tretë e realizoi përsëri Moukoko në minutën e 45+2`.

Me këtë fitore Dortmundi ka 25 pikë në vendin e tretë, kurse, Bochum ka vetëm shtatë në vendin e 17-të.

Më poshtë mund të shihni rezultatet e ndeshjeve të sotme të Bundesligës.