Futbollisti shqiptar godet me kokë kundërshtarin

Shqiptari i Kosovës, Betim Fazliji, është ndëshkuar me karton të kuq direkt në ndeshjen mes Duseldorf – St. Pauli të vlefshme për Bundesligën 2.

Fazliji në minutën e 58’të la ekipin e tij me një lojtar më pak në fushë pasi goditi me kokë kundërshtarin e tij.

Edhe pse goditja e tij nuk ishte me intensitet të lartë, gjyqtari nuk nguroi ta përjashtonte nga loja mbrojtësin shqiptar.

Ky episod ndodhi në momentin që Duseldorfi ishte në epërsi 1-0. 

Gjithë këtë situatë të tensionuar e shkaktoi një ndërhyrje e ashpër e Fazlijit, teksa në konfrontim u përfshinë disa lojtarë.