Sekuestrohet sasi rekord kanabisi në Spanjë, kushton 64 milionë euro

Policia spanjolle bën me dije se ka sekuestruar 32 ton kanabis të paketuar, me vlerë prej 64 milionë eurosh, duke saktësuar se është sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në Spanjë.

Marihuana është kapur në ferma të ndryshme në të gjithë vendin, në kuadër të operacionit “Oborret”, ndërsa 20 janë personat e arrestuar në disa qytete, burra dhe gra, të moshës nga 20 deri në 59 vjeç.

Policia shton se mendohet që ka edhe plantacione të tjera.