Mbrojtësi i Napolit bie pre e grabitjes

Ngjarjet e pazakonta duket se janë shndërruar të zakonta për futbollistët e Napolit.

Pas vjedhjes së makinës së shokut të tij Kviça Kvaratskhelia, tashmë pre e grabitjes është bërë mbrojtësi korean Kim dhe gruaja e tij.

Media italiane “Corriere del Mezzogiorno”, raportoi se është vjedhur makina e bashkëshortes së mbrojtësit të Napolit.

Makina tip “Fiat 500” ishte parkuar në afërsi të banesës dhe papritur ajo është zhdukur nga aty.