Kreu i Vetëvendosjes, Boiken Abazi: Serbia tenton destabilizimin e Kosovës nëpërmjet 'Listës serbe'

Kreu i Vetëvendosjen Boiken Abazi ka reaguar pas vendimit të administratës serbve në veri të Kosovës për tu larguar nga puna.

Abazi është shprehur se kjo është një lëvizje e Beogradit përmes partisë "Lista serbe".

Sipas tij kjo situatë jep përshtypjen e një plani më të gjerë Serbi-Rusi për destabilizimin e rajonit, prandaj qeveria dhe populli në Kosovë ka sot nevojën për gjithë mbështetjen e mundshme.

Postimi i Abazit:

Strukturat e Serbisë në Kosovë, përmes partisë "Lista serbe" të financuar e drejtuar nga Beogradi, po duan të shkaktojnë sot një gjendje kaosi dhe mosbindje të përgjithshme ndaj ligjit dhe shtetit të së drejtës në Kosovë, veçanërisht në veri të vendit, duke detyruar policët me prejardhje serbe të zhveshin uniformat, e duke u larguar nga institucionet. Kjo situatë jep përshtypjen e një plani më të gjerë Serbi-Rusi për destabilizimin e rajonit, prandaj qeveria dhe populli në Kosovë ka sot nevojën për gjithë mbështetjen e mundshme. Serbia nuk mund të lejohet të vazhdojë me aktet e saj të agresionit ndaj sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës.