21 lojtarë nga Superiorja në Kombëtare, vetëm tre skuadra nuk përfaqësohen me asnjë futbollist

Në miqësoren që Shqipëria do të luajë me Katarin, Edi Reja ka thirrur 21 lojtarë nga kampionati vendës, nga 23 që janë gjithsej në listë.

Nëse do t’u hedhim një sy skuadrave ku luajnë këta futbollistë do të shohim që në shtatë ekipe të Superiores, italiani ka zgjedhur nga katër, tre apo dy lojtarë, ndërkohë nëse shohim skuadrat që nuk përfaqësohen me asnjë lojtar, janë: Kukësi, Erzeni dhe Kastrioti.