Lojtari i Chelsea-t humb Botërorin, ja kush e zëvendëson tek Anglia

Shpresat ishin të pakta. Këtë të shtunë, Chelsea publikoi një deklaratë për shtyp për të zyrtarizuar mungesën e Ben Chilwell në Kupën e Botës 2022, e cila do të zhvillohet nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor në Katar. Mbrojtësi i majtë anglez pësoi një dëmtim në kofshë të mërkurën gjatë suksesit të Bluve kundër Dinamo Zagrebit (2-1) në Champions League.

“Rezultatet tregojnë se Beni ka pësuar një dëmtim të rëndësishëm dhe mbrojtësi fatkeqësisht do të humbasë Kupën e Botës. Ben tani do të fillojë një program rehabilitimi me shërbimin mjekësor të klubit . 25 vjeçari anglez(17 paraqitje, 1 gol me kombëtaren) ka luajtur gjithsej 13 ndeshje këtë sezon (1 gol, 2 asistime).

Zëvendësuesi i Chilwell në listën me 26 lojtarë që Southgate do të marrë në Katar do të jetë mbrojtësi i Tottenhamit, Sessegnon.