Nën kryetarja e PL-së: Shpopullimi i Shqipërisë është varfëri për çdo shqiptar dhe duhet ndaluar me çdo kusht!

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Floida Kërpaçi në postimin e saj në rrjetin social Facebook shkruan se shpopullimi i Shqipërisë është varfëri për çdo shqiptar ndaj duhet ndaluar me çdo kusht.

Sipas Kërpaçit shpopulli do të thotë më pak mjek, më pak mësues, më pak inxhinier, mekanikë, profesionistë të të gjitha fushave dhe më së shumti këtë efekt shkatërrues të shpopullimit e ka ndjerë sektori i turizmit dhe shërbimeve, ku sipërmarrësit janë kthyer në punëtorë pasi nuk ka njerëz.

‘Shpopullim do të thotë më pak mjek, më pak mësues, më pak inxhinierë, mekanikë, profesionistë të të gjitha fushave. Më së shumti efektin shkatërrues të shpopullimit e ka ndjerë sektori i turizmit dhe shërbimeve, ku sipërmarrësit janë kthyer në punëtorë duke kryer vetë mjaft procese të punës, pasi NUK KA NJERËZ! Kështu, as potecionali i vendit në turizëm, bujqësi, etj., mbetet i pa shfrytëzuar siç duhet.’’

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë shton më tej se nëse shkon në qytete të Shqipërisë nuk ka ngelur më të rinj madje dhe ata që janë synojnë të Europën, SHBA, Kanada.

‘’Nëse shkon në qytetet e Shqipërisë nuk ka ngelur më i ri, madje edhe ata që janë synojnë Evropën, SHBA, Canada. Në harkun kohor të 10 viteve të qeverisë Rama synimi i të rinjve shqiptarë që jetojnë në rrrethe ka kapërcyer, nga kërkesa për edukimim cilësor dhe ndërtimi i jetesës në kryeqytet, direkt në largimin nga vendi për të marrë edukim dhe shërbimet bazike atje.’’

Por ky shpopullim do të ketë ndikim negativ dhe në periudha afatgjata sipas saj, pasi më largimin e të rinjve nga vendi, do të ulën dhe të ardhurat në buxhetin shtetit dhe nisur nga kjo nuk do të mund të pagohen pensionistat, as shëndetësia dhe as arsimi.

‘’Në afatgjatë ikja masive e të rinjve nga Shqipëria, shpopullimi i Shqipërisë nga shqiptarët, do të ulë edhe të ardhurat në buxhetin e shtetit sepse nuk do të ketë më njerëz! Si do ti paguhen pensionet, pensionistëve të vendit, nëse nuk ka mjaftueshëm punëtorë që të kontribuojnë për të mbajur në këmbë skemën e pensioneve? Si do të financohet shëndetësia? Arsimi?  Pa marrë parasysh, ekipin e gjerë të ekspertëve dhe profesionistëve që i duhen vendit në procesin e negociatave të anëtarësimit në BE. ‘’

Kërpaçi e mbyll statusin e saj duke shkruar se kryeministri Rama në 10 vitet e qeverisë së tij nuk e ndjen efektin e shpopullimit pasi e sheh suksesin tek paratë publike që i kalon tek miqtë e tij përmes koncesioneve, tenderave, pagesa që deri më sot edhe pse Shqipëria është në krizë të thellë ekonomike, sociale, demografike i ka shtuar më shumë dhe se shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që kujdeset për të ardhmen e tyre.

''Kryeministri Rama në 10 vjetorin e qeverisjes së tij nuk e ndjen efektin e shpopullimit, pasi ai e sheh suksesin tek paratë publike që i kalon miqve të tij përmes koncesioneve, tenderave, etj. Këto pagesa deri më sot, edhe pse Shqipëria është në krizë të thellë ekonomike, sociale, demografike, Rama i ka shtuar edhe më shumë! 

Shqiptarët kanë nevojë për një qeveri dhe parlament që kujdeset për të ardhmen e tyre, jo si aktualja, që interes ka të sigurojë këstin e radhës të vjedhjes së shqiptarëve.

Statusi i plotë i Floida Kërpaçit

Shpopullimi i Shqipërisë është varfëri për çdo shqiptar ndaj duhet ndaluar me çdo kusht!

Këtij shqetësimi kombëtar i është bashkuar edhe Kisha Katolike Shqiptare, me preokupimin madhor se çfarë po ndodh me vendin tonë e si ai po transformohet.

Shpopullim do të thotë më pak mjek, më pak mësues, më pak inxhinierë, mekanikë, profesionistë të të gjitha fushave.

Më së shumti efektin shkatërrues të shpopullimit e ka ndjerë sektori i turizmit dhe shërbimeve, ku sipërmarrësit janë kthyer në punëtorë duke kryer vetë mjaft procese të punës, pasi NUK KA NJERËZ! Kështu, as potecionali i vendit në turizëm, bujqësi, etj., mbetet i pa shfrytëzuar siç duhet.

Nëse shkon në qytetet e Shqipërisë nuk ka ngelur më i ri, madje edhe ata që janë synojnë Evropën, SHBA, Canada. Në harkun kohor të 10 viteve të qeverisë Rama synimi i të rinjve shqiptarë që jetojnë në rrrethe ka kapërcyer, nga kërkesa për edukimim cilësor dhe ndërtimi i jetesës në kryeqytet, direkt në largimin nga vendi për të marrë edukim dhe shërbimet bazike atje.

Në afatgjatë ikja masive e të rinjve nga Shqipëria, shpopullimi i Shqipërisë nga shqiptarët, do të ulë edhe të ardhurat në buxhetin e shtetit sepse nuk do të ketë më njerëz!

Si do ti paguhen pensionet, pensionistëve të vendit, nëse nuk ka mjaftueshëm punëtorë që të kontribuojnë për të mbajur në këmbë skemën e pensioneve?

Si do të financohet shëndetësia? Arsimi?

Pa marrë parasysh, ekipin e gjerë të ekspertëve dhe profesionistëve që i duhen vendit në procesin e negociatave të anëtarësimit në BE.

Kryeministri Rama në 10 vjetorin e qeverisjes së tij nuk e ndjen efektin e shpopullimit, pasi ai e sheh suksesin tek paratë publike që i kalon miqve të tij përmes koncesioneve, tenderave, etj.

Këto pagesa deri më sot, edhe pse Shqipëria është në krizë të thellë ekonomike, sociale, demografike, Rama i ka shtuar edhe më shumë!

Shqiptarët kanë nevojë për një qeveri dhe parlament që kujdeset për të ardhmen e tyre, jo si aktualja, që interes ka të sigurojë këstin e radhës të vjedhjes së shqiptarëve.