Berisha: Jam i bindur që PD do fitojë, primaret janë kohë e artë për bashkimin e demokratëve

Kryetari demokrat, Sali Berisha, mbajti të shtunën një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjetin social Facebook, duke iu përgjigjur pyetjeve të ndryshme.

Kryetari demokrat bëri të ditur se protesta e 12 nëntorit do të nisë në orën 16:00, ndërsa bëri thirrje për pjesëmarrje masive.

Berisha foli disa herë edhe për primaret, duke thënë se ato janë koha e artë për bashkimin e demokratëve. Në fund të fjalës së tij, Berisha tha se është i bindur se PD do të fitojë.

“Nuk ka asnjë pengesë sot që PD të bashkohet rreth vlerave konservatore, rreth vlerave të programit të saj. Nuk ka asnjë pengesë tjetër, që anëtarët dhe drejtuesit e saj të bashkohen rreth interesit kombëtar që mbron kjo forcë politike.

Sot, këto primare, janë një kohë të artë, që demokratët të bashkërendojnë përpjekjet e tyre për të përmbysjen e monizmit në Shqipëri. Çdo demokrat, që dëshiron të marrë pjesë në primare, e theksoj edhe njëherë, është i mirëpritur dhe i mbështetur plotësisht.

Ata të cilët, që duan të bëjnë argatinë dhe të dëmtojnë për llogari të Edi Ramës, përpjekjet e PD-së, bëjnë një suicid politik dhe asgjë tjetër.

Unë jam i bindur që PD do fitojë,” tha Berisha.