SYRI TV/ Rama takohet me fermerët: Taksë 'super' për tokën bujqësore

Për kreun e qeverisë Edi Rama, realiteti i bujqësisë në vend  nuk është ai i hedhjes në kanale të prodhimeve, por e një standarti krejt të kundërt, më mirë se Greqia dhe Italia.  Gjatë takimit me fermerët e Lushnjës, Rama deklaroi se të gjithë ata që largohen jashtë vendit, nuk gjejnë më mirë se në Shqipëri, ndërsa sulmoi mediet  se po vënë gjoba ndaj qeverisë dhe bizneseve. Ai paralajmëroi taksë të veçantë për tokën

SYRI TV

Ndërsa fermerët në të gjithë vendin po hedhin prodhimet  për shkak të mungesës së  tregut dhe subvencioneve, kreu i qeverisë Edi Rama deklaron se bujqësia në Shqipëri po përjeton ditë të mira, madje sipas tij ia kalon edhe vendeve të rajonit.

Deklaratat, kreu i qeverisë i bëri nga Lushnja gjatë takimit me fermerët, nga ku paralajmëroi taksë të jashtëzakonshme për tokën.

Kryeministri Rama deklaroi se shifrat e larta të shpopullimit nuk janë reale, ndërsa i justifkoi largimet jashtë vendit me të drejtën e qytetarëve për të  kërkuar më shumë.

Edhe nga Lushnja, Rama nuk e ndali fushatën e sulmeve ndaj medieve,  ndërsa risolli në vëmendje edhe “paketën antishpifje” të iniciuar prej tij, e cila ka mbetur pezull për shkak të kritikave nga BE.

Sulmet, Rama nuk i kurseu as ndaj Partisë Demokratike, për të cilën tha se është “mall i skaduar”.