Makina përplas motorin në Elbasan, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

Një aksidernt është regjistruar pak minuta më parë në Elbasan. Një makinë ka përplasur një motor duke lënë të plagosur drejtuesin. Pas aksidentit ai është larguar nga vendi i ngjarjes. 

Drejtuesi i motorit është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërkohë Policia është vënë në kërkim të drejtuesit të mjetit.