Zbulohet se si ka përfunduar ‘bisha’ e Ronaldos në Kroaci, interesimi është i madh

Në faqen e njohur kroate “Njuskalo”, u shfaq një reklamë ku shitej një Audi RS7 me 605 kuaj fuqi, një makinë e “flotës së Real Madridit” e vitit 2017, e cila i përkiste Cristiano Ronaldos dhe tani është zbuluar se si kjo “bishë “ ka përfunduar në Kroaci.

Një kompani nga Osijeku ka publikuar një reklamë dhe ka deklaruar se ka shumë të interesuar dhe Tihana Brcic nga uebsajti “Autoaurum” ka shpjeguar se si ka ndodhur gjithçka.

“Për fat të mirë mbërriti në showroom-in tonë, ne rastësisht blemë një makinë në Austri dhe duke kontrolluar numrin e shasisë kuptuam se ishte nga flota e Real Madridit, të cilën e kishte patur në përdorim Ronaldo. Karakteristikat e makinës janë të montruoze, 605 kuajt fuqi nën kofano flasin shumë”, tha Brcic që gjithashtu shtoi:

“Le të jemi të sinqertë, disa njerëzve u pëlqen dhe disa njerëzve nuk u pëlqen Ronaldo”.

Kompania nga Osijeku që shet makinën thekson në reklamë se Cristiano Ronaldo ka udhëtuar me të në seancat stërvitore, dhe me të ka bërë 28 mijë kilometra. Çmimi është 110.000 euro, dhe kompania pretendon se kurrë nuk kanë ofruar për shitje një makinë kaq të njohur.

Çmimi është i fiksuar nëse blihet me para në dorë dhe ekziston mundësia e blerjes me kredi ose ndërrimi, thuhet në reklamë.

“Makina është ekstra e ruajtur dhe praktikisht e re. Ka pasur shumë interes që nga dalja e lajmit në media”, ka përfunduar Brcic.

Makina i ishte caktuar Ronaldos si mjet nga sponsori për të shkuar në seancat stërvitore.