'Rama, korrupsion dhe kontrabandë me naftën'/ Berisha: Importohet nga Libia, do përgjysmojmë taksën

Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha sot se qeveria bën korrupsion dhe kontrabandë me naftën në vend.

Ai tha se sot në Shqipëri konsumi i naftës është 250 mijë tonë më pak në krahasim me vitin 2012, ndërkohë që numri i makinave është rritur nga 430 mijë në 740 mijë.

“Dy janë shkaqet më themelore, korrupsioni i tmerrshëm dhe kontrabanda që bën qeveria e tij me naftën. Tashmë është dokumentuar se konsumi i naftës sot është 250 mijë tonë më pak se sa ishte në vitin 2012, ndërkohë që automjetet në Shqipëri nga 430 mijë që ishin në 2012 janë 740 mijë. çfarë ndodh me naftën? Futet kontrabandë qeveritare e importuar nga Libia dhe burimet e tjera. nuk është vetëm ky shkaku. Rama ka tatuar naftën me të njëjtin çmim si taksë, me çmimin që shitet në Uashington, në Toronto apo vende të tjera. 1.2 euro është taksa mbi naftën. PD zotohet të përgjysmojë taksën mbi naftën, të luftojë me zero tolerancë kontrabandën qeveritare mbi naftën. jam i bindur se nafta me këto dy ndërhyrje do zbresë në çmimet më të arsyeshme dhe më të ulëta në rajon”, tha Berisha.