Berisha: Procesi i Berlinit e groposi Ballkanin e Hapur, vendi i Ramës është vetëm në qeli me ligjin special

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha në një bashkëbisedim me qytetarët se Ballkani i Hapur tani mund të cilësohet si i vdekur.

“Pa diskutim Ballkani i Hapur është më i vdekur.

Procesi i Berlinit, në samitin e fundit, marrëveshjet e firmosura nga 6 vendet e Ballkanit, groposën projektin e Ballkanit të Hapur, në të cilin këto marrëveshje ishin në axhendë, por Kosovës i jepej e drejta e firmos jo si vend i barabartë mes të barabartëve, siç ndodhi në këto marrëveshje.

De facto, Serbia njohu letërnjoftimet e Kosovës dhe kjo përbën një arritje të madhe,” tha Berisha.

Sipas tij, Edi Rama e ka vendin në qeli.

“Të garantoj se pa asnjë diskutim, Rama nuk ka vend tjetër përveçse në sallën e gjyqit dhe në qelitë me ligjin special. Rama mund të arratiset të shkojë në Beograd apo në Turqi, por parashkrim nuk ka dhe s’do ketë, dhe mos u habit kur ta shohësh 90 vjeç në bankën e të akuzuarve

Protesta nuk është xhiro, por është demonstrimi i fuqishëm i forcë së qytetarëve shqiptarë, inaugurim i përballjes me këtë regjim, një refuzim i plotë i monizmit të Ramës, i vjedhjes, varfërimit të shqiptarëve nga qeveria e tij”, tha Berisha.