Zyrtare/ Konfirmohet gjithçka, ish-trajneri i Realit prezantohet te klubi anglez

Julian Lopetegui është trajneri i ri i Wolves në Premier League. I lirë nga çdo kontratë, pas largimit nga Sevilla, tekniku spanjoll do të marrë drejtimin e klubit anglez, ditën e hënë, më 14 nëntor.

Lajmin e bëri të ditur klubi anglez përmes një komunikate për shtyp: “Wolves janë të kënaqur të konfirmojnë emërimin e Julen Lopetegui si trajner i ri i klubit. Spanjolli me shumë eksperiencë, i cili ka punuar si trajner për gati 20 vjet, do të fillojë punën e tij të parë në Premier League të hënën më 14 nëntor, kur të marrë zyrtarisht drejtimin e skuadrës së parë.”-shkruajnë Wolves