VIDEO/ Përgjaken rrugët e vendit, ja pamjet nga aksidenti i trefishtë

Një tjetër aksident ka ndodhur në vend. Në fshatin Shelq në Shkodër ka ndodhur një aksident i shumëfishte, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona, nga të cilët një është në gjendje të rëndë.

Moti i keq dhe me reshje shiu ka shkaktuar aksidente në disa akse të vendit, ndërsa raportohet për 9 të plagosur.

Sipas raportimeve, një aksident ka ndodhur në vendin e quajtur Qafa e Lalarit në aksin Fier-Mallakastër, ndërsa të plagosur kanë mbetur drejtuesit e dy makinave E.R, 45 vjeç dhe K. K., 37 vjeç, banues në Patos, ndërsa i plagosur ka mbetur L.S 65 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Një tjetër aksident ka ndodhur në aksin Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur "Luzat". Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip "Dacia", shtetasi K. Ç. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin tip "Seat", shtetasi Xh. G. 19 vjeç, banues në Tepelenë.

Po ashtu edhe në autostradën Kukës-Morinë, shtetasi S. A., 44 vjeç, banues në Kosovë, duke drejtuar automjetin tip bot, të ngarkuar me çimento rifuxho, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti është përmbysur. Drejtuesi i automjetit është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

Edhe në Shkodër, në fshatin Shelqet ka ndodhur një aksident, ku raportohet për 3 të plagosur, nga të cilët një në gjendje të rëndë.