Biznesi durrsak në grevë kundër gjobave dhe rritjes së çmimit të energjisë

Pas thirrjes së shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm dje, sot disa biznese  të Durrësit në shenje protestë, për shkak të rritjes së çmimeve, kanë ulur qepenat.

Përfaqësuesit e shoqatave iu bënë thirrje dje bizneseve që të mbyllin për një orë shërbimin dhe të protestojnë në shenjë pakënaqësie.

“Çmimi i naftës është abuziv dhe i papërballueshëm. Më 5 nëntor, protestë një orë me uljen e qepenave. Çdo biznes në mbarë Durrësin të ulë qepenat dhe të printojë fletë që e lënë shërbimin nga ora 10:00 -11:00. Biznesi i vogël dhe i mesëm është i lidhur drejtpërdrejt me konsumatori”, thanë përfaqësuesit dje.

Ja kërkesat që kërkohen të miratohen: Të hiqet nga Paketa Fiskale që rrit gjobat 2-3 herë. Të mos kemi rritje të energjisë elektrike që tejkalon fashën 800 kilovatorë në muaj; kjo është pika që e ndan biznesit me qeverinë shqiptare dhe të hiqen 50% e taksave për çdo litër karburant.