Detaje nga lamtumira e Gerard Pique nga Barcelona

5 Nëntori 2022 do të jetë një datë që tifozët e Barçës do ta mbajnë mend gjatë. Sot, Gerard Pique do t'i japë lamtumirën Camp Nou pas ndeshjes mes Barçës dhe Almerias që korrespondon me javën e 13-të të La Ligas. Klubi ka komunikuar ngjarjet e planifikuara për lamtumirën e qendërmbrojtësit.

Lamtumirë Gerard Pique

Pasi Gerard Pique njoftoi se ndeshja kundër Almerias do të ishte e fundit në Camp Nou, bordi i Barçës filloi të punonte për përgatitjen për të nderuar qendërmbrojtësin blaugran. Pique, i cili këtë sezon nuk është në planet e Xavi Hernandez , do t’i thotë lamtumirë një Camp Nou ku ka luajtur për 15 sezonet e fundit.

Për t’i thënë lamtumirë, klubi ka përgatitur një sërë për të nderuar një lojtar që ka mbrojtur fanellën e Barçës në 14 vitet e fundit. Veprimi i parë do të jetë përpara fillimit të ndeshjes kur do të vendoset një kanavacë me fjalën 'Sempr3'. duke bërë një lojë fjalësh me numrin e lojtarit.

Gjatë nxehjes, lojtarët e ekipit të parë do të dalin për të bërë ngrohjen në barin e stadiumit me emrin Piqué në shpinë dhe me ‘Sempr3’ në gjoks. Një video me imazhet e lojtarëve dhe disa nga momentet më të mira të tyre si lojtar i Barçës do të shfaqet në tabelën e videove në stadium.