Përplasi me automjet çiftin francez ku gruaja humbi jetën, prokurori kërkon 'arrest me burg'

Ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së parë në Vlorë Kristi Dani, 24-vjeçari, i cili të martën aksidentoi dy turistët francez në aksin Vlorë-Fier në afërsi të fshatit Bestrovë duke udhëtuar me biçikletë. Si pasojë e përplasjes, gruaja ndërroi jetë në vend, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në spitalin e Vlorës nën kujdesin e mjetëve. 

Seanca gjyqësore sapo ka nisur, ndërsa prokurori kërkon ‘arrest me burg’, avokati mbrojtës Kujtim Cakrani kërkon një masë më të lehtë sigurie për klientin e tij. Por vendimi pritet që të merret nga togat e zeza. 

Aksidenti i rëndë ndodhi me datë 1 nëntor ku çifti i turistëve francez u përplasën nga mjeti që drejtohej nga 24-vjeçari Kristi Dani. Aksidenti ndodhi në reth orës 15.20 minuta të së martës, në fshatin Bestrovë të Vlorës. Bashkëshortja ndërroi jetën për shkak të plagëve të marra ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve. Aksidenti dyshohet se të ketë ndodhur për shkak të shpejtësisë së lartë të mjetit që drejtohej nga i riu.