Aksident në autostradën Kukës-Morinë, përmbyset boti i ngarkuar me çimento

Diten e sotme në autostradën Kukës-Morinë, 44-vjeçari me iniciale S. A. banues në Kosovë, duke drejtuar automjetin tip bot, të ngarkuar me çimento rifuxho, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti është përmbysur.

Drejtuesi i automjetit është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.