SYRI TV/ Zjarri që dogji librat e rrallë të Lasgush Poradecit: një rrëfim emocional i së bijës që sjell edhe botimet e reja

Marie Poradeci, e bija e poetit Lasgush Poradeci, vjen në një rrëfim për SYRI TV, për librat e rrallë të bibliotekës së të atit, për urdhrin e regjimit diktatorial për djegien e librave të ndaluar dhe botimin e ditarit personal dhe kujtimeve të shkrimtarit.

Nga SYRI TV

Poezia është ndjenja e derdhur në vargje, kurse librat ishin gjithë jeta e Lagush Poradecit. Biblioteka personale e poetit e përbërë nga rreth 650 libra të rrallë, kryesisht në gjuhën gjermane, rumune, frënge, italiane, greke dhe shqipe do të ekspozohet në një kënd të veçantë të Bibliotekës Kombëtare.

Ishte vitit 1945, kur regjimi famëkeq diktatorial urdhëroi të griseshin librat e ndaluar. Këtij urdhri nuk i shpëtoi dot as biblioteka e poetit.

Shënimet e një jete dhe ditari i kujtimeve të Lasgush Poradecit janë në proces pune, për të njohur shumë shpejt dritën e botimit.

Poeti që shkroi për dashurinë, nuk e imagjinonte dot një jetë pa libra. Vëllimi me poezi popullore sapo ka marrë formën e plotë, ndërsa lexuesi, javën e ardhshme, mund t’u rikthehet me ëndje, vargjeve të përshpirtshme.

Gazetare: Egla Xhemali

Operator: A. Shkalla

Montazhier: O. Demo