SYRI TV/ Tregu i Çoles në Vlorë, në gjendje të mjerueshme, mungojnë kushtet higjieno-sanitare

Mungesa e kushteve higjieno-sanitare në tregun e Çoles në Vlorë, shqetëson  tregtarët, të cilët shprehen se nuk kanë punë. Pavarësisht se kanë bërë kërkesa të vazhdueshme në bashki,  deri më tani nuk është marrë asnjë masë për përmirësimin e kushteve të këtij tregu.

Nga SYRI TV

Tregu në Çole të Vlorës vijon të mbetet në gjendje te mjerueshme ku tregtarët prej më shume se 10 vitesh shesin produktet e tyre jashtë kushteve higjieno- sanitare. Mungesa e këtyre kushteve ka bërë që shitësit të mos kenë më punë, pasi qytetarët e kanë braktisur tregun.

Edhe pse një pjesë e tregut i është dhënë një kontraktori privat, për tregtarët të cilët zhvillojnë aktivitetin e tyre aty, asgjë nuk ka ndryshuar.

Pavarësisht thirrjeve ndër vite të tregtarëve ndaj bashkisë ende nuk është bërë asgjë për rregullimin e tregut.