Pique njoftoi tërheqjen, Rei Manaj i dedikon një mesazh në rrjetet sociale

Gerard Piqeu konfirmoi dy ditë më parë se ndeshja e sotme kundër Almerias do të jetë e fundit për të në “Camp Nou”. Mbrojtësi spanjoll e mbyll kështu me klubin katalan, duke lënë pas një karrierë të mbushur vetëm me trofe dhe arritje.

Të shumta kanë qenë mesazhet për t’i uruar fat në këtë fazë të re të jetës së tij, ndër të cilat nuk mungon as ai i Rei Manajt. Sulmuesi shqiptar ka pasur mundësinë të stërvitet përkrahë tij në periudhën kur ishte pjesë e Barcelonës dhe duket se është larguar prej andej me përshtypjet më të mira për Pique-në.

“Një kënaqësi e vërtetë të kem pasur mundësinë të luaja me ty, Gerard Pique. Fat të mbarë në çfarë të pret përpara”, ka shkruar Rei Manaj në një postim të shpërndarë në llogarinë e tij në “Instagram“.