Aksident i rëndë në 'Rrugën e Kombit', përmbyset betonierja, vaj e naftë në rrugë

 

Një aksident rrugor me plagosjen e një personi është regjistruar minuta më parë në segmenitin Kukës-Morinë të Rrugës së Kombit.Mësohet se një automjet bot është përplasur me trafik-ndarëset e rrugës së kombit e për pasojë ka mbetur I plagosur drejtuesi I mjetit shtetas nga Kosova.

Shoferi është dërguar me urgjencë në spitalin e Kukësit.Shkak I aksidentit mendohet të ketë qenë lagështia në rrugë për shkak të reshjeve të shiut.Automjeti është përmbysur mbi trafikndarëse po pa bllokuar lëvizjen e mjeteve. 

Si pasojë ka rrjedhur vaji dhe nafta në rrugë duke u bërë shkak aksidenti për automjetet e tjera të cilat po rrëshqasin.

Burime bëjnë me dije se nuk është marrë asnjë masë për lirimin e rrugës.

Policia ka deklaruar se “nuk ndodhet aty për të pastruar vajin.”

Edhe pse qytetarët paguajnë taksa për “Rrugën e Kombit” për të kaluar të sigurt, atyre u rrezikohet jeta.