Përplasje e fuqishme me të plagosur në aksin Fier - Mallakastër, mjekë në vendin e ngjarjes

Një aksident me tre të plagosur ka ndodhur paraditen e së shtunës në aksin Fier- Mallakastër, pranë fshatin Lalar.  Gazetari i SYRI TV njofton se dy automjete “Mercedes Benz” janë përplasur kokë më kokë me njera-tjetrën. Të plagosur mbetën drejtuesit e mjeteve, njëri nga Kuçova dhe tjetri nga Patosi si dhe një pasagjer.

Pranë vendit të ngjarjes kanë mbërritur mjekë të Urgjencës së spitalit të Fierit si dhe Policia e Fierit. Dyshohet se shkak për aksidentin mund të ketë qenë lagështia më rrugë, prej shiut që ka rënë gjatë natës.

Policia e Fierit informoi paraprakisht se rreth orës 9:40, në vendin e quajtur "Qafa e Lalarit", automjeti "Benz" me drejtues shtetasin E. R., 45 vjeç, banues në Kuçovë, është përplasur me automjetin "Benz" me drejtues shtetasin K. K., 37 vjeç, banues në Patos.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeri, shtetasi L. S., 65 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.