Erdogan vendos veton: Nuk do të lejoj antarësimin e Finlandës dhe Suedis në NATO

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i tha Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg se vendi i tij nuk do të miratojë anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në Aleancë derisa këto dy vende të përmbushin kërkesat e saj.

Erdogan tha se lëvizjet e Suedisë dhe Finlandës do të përcaktojnë se sa i shpejtë do të jetë procesi i anëtarësimit dhe kur do të përfundojë.

Kujtojmë se Ankaraja akuzoi dy vendet nordike se u kanë ofruar strehim militantëve kurdë, të cilët Turqia i konsideron terroristë dhe refuzoi të ratifikojë pranimin e këtyre dy vendeve në aleancën e NATO-s, pavarësisht nga marrëveshja e arritur në qershor.

Erdogan kërcënoi se do të bllokonte procesin e tyre të pranimit dhe kërkoi disa lëshime, por një marrëveshje u arrit në qershor midis Turqisë, Finlandës dhe Suedisë që përfshinte dispozita për ekstradimin dhe shkëmbimin e të dhënave të sigurisë.