E dënuan 36 vite me akuzën për grabitje, reperi shqiptar lirohet pas 5 vitesh nga burgu grek

Pas një qëndrimi prej 5 vitesh në qeli, muzikanti shqiptar Eduard Derka, i njohur me emrin e artit “Eduard DB” ose “EDB” u lirua nga burgu grek i Lamias. Nga burgu i Lamias ai u shpreh dje se është punë ditësh për të shijuar përsëri lirinë dhe po mbahet ende pas kryerjes së dënimit pas një gabimi të bërë nga Gjykata lidhur me mbiemrin e tij.

37-vjeçari nga Lushnja ishte dënuar me 15 vjet e 9 muaj me akuzën për grabitje. Gjatë qëndrimit në burg ai kreu operacione në kokë ku jeta e tij varej në fije të perit, por ishin mjekët ata që i shpëtuan jetën. Gjithmonë ai nga qelia e burgut për mediat në Shqipëri është shprehur se është dënuar me pa të drejtë, duke i bërë apel dhe shtetit shqiptar. Ai lirohet në një kohë kur pas katër ditësh ministri i Drejtësisë së Shqipërisë Ulsi Manja do të bëjë një vizitë në burgjet e Greqisë së bashku me homologun e tij grek.
37-vjeçari emigroi në Greqi në vitin 1997 kur ende ishte fëmijë, por jeta i mori rrjedhë tjetër. U dënua me 36 vite burg, që më pas iu ul në 20 e më pas në 15 vite e nëntë muaj me akuzën për grabitje me armë, por gjithmonë ai nuk e pranoi akuzën.
Shumë avokatë që morën përsipër mbrojtjen e tij u tërhoqën me pas. Ai u arrestua në shkollë në vitin 2017 ne Kalithea të Atikës, ku vazhdonte studimet për jurisprudencë. Në burg deklaroi se ishte dhunuar rëndë ku iu thye këmba dhe iu mpik gjaku në kokë nga goditjet. 

Eduardi është një nga 1245 të dënuarit shqiptarë në Greqi që deklaron se është dënuar dhe burgosur padrejtësisht.