Musk mbron vendimin për zvogëlimin e vendeve të punës në Twitter

Pronari i ri i Twitter, Elon Musk ka mbrojtur shkarkimin e rreth gjysmës së fuqisë punëtore të kompanisë, duke thënë se ai nuk kishte ‘zgjidhje’ pasi Twitter po humbiste më shumë se 4 milionë dollarë në ditë.

Një postim në këtë rrjet social nga Yoel Roth, kreu i sigurisë dhe integritetit të Twitter iu referua ‘përafërsisht 50% të shkurtime në mbarë kompaninë.’

Por Musk tha se angazhimi i gjigantit të mediave sociale për moderimin e përmbatjes ishte ‘absolutisht i pandryshuar.’

Musk njeriu më i pasur në botë, mori drejtimine Twitter-it në një marrëveshje prej 44 miliardë dollarësh.

Miliardieri insistoi në postimin e tij se të gjithë ata që humbën punën do iu ofrohen tre muaj pagesa të largimit ‘që është 50% më shumë sesa kërkohet me ligji.’

Grupet e sigurisë në internet dhe aktivistët kanë sugjeruar që Musk mund të relaksojë politikat e moderimit, duke e bërë Twitter më pak efektiv në heqjen e gjuhës së urrejtjes dhe dezinformimit nga platforma.

Ndalimet e përhershme të Twitter-it që u jepen figurave të diskutueshme - përfshirë ish-presidentin Donald Trump - gjithashtu mund të hiqen.

Këto shqetësime u nxitën nga komentet e Musk të premten, i cili kërkonte të fajësonte "rënien masive të të ardhurave" të Twitter tek "grupet aktiviste" të cilët "po përpiqeshin të shkatërronin lirinë e fjalës në Amerikë".