'Kjo nuk është normale'/ Një vend në mes të Evropës ku çdo qytetar mendon se rusët nuk e sulmuan Ukrainën

Opinioni publik në Sllovaki, një vend anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian, është pothuajse tërësisht i formësuar nga makina e propagandës ruse. Përmasat e këtij ndikimi ilustrohet më së miri nga fakti se më shumë se gjysma e qytetarëve besojnë se rusët nuk e provokuan luftën në Ukrainë. Për të përballuar këtë makineri, qeveria qendrore vendosi të investojë para të mëdha dhe të formojë një njësi speciale, misioni i së cilës është të luftojë kundër propagandës ruse.

Qendra për Shuarjen e Kërcënimeve Hibride në Ministrinë e Punëve të Brendshme aktualisht është në proces të blerjes së softuerit të veçantë analitik me inteligjencë artificiale. Ky softuer supozohet të zbulojë operacionet e ndryshme të informacionit të Kremlinit.

"Kjo do të na lejonte të kishim një pasqyrë më të mirë të asaj që po ndodh në internet, si dhe të zbulonim protagonistët pas fushatave propagandistike," tha Daniel Milo, kreu i një njësie speciale në Ministrinë e Brendshme të Sllovakisë.

Ai shtoi se rusët po përdorin fushata hibride në internet për të minuar qeverinë, e cila ka një qëndrim të fortë pro-ukrainas. Hulumtimet tregojnë se më shumë se gjysma e popullsisë sllovake (5.4 milionë njerëz) beson në teori të ndryshme konspirative dhe çdo i dytë sllovak beson se Rusia pushtoi Ukrainën.

Gjithashtu, më shumë qytetarë u besojnë rusëve sesa aleatëve të Amerikës. Menjëherë pasi Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, pjesa e narrativës pro-ruse në mediat sociale u barazua me atë pro-ukrainase.

"Dhe më pas situata ndryshoi në drejtim të anormales në muajt e fundit." Mbizotëruan postimet pro-ruse në Facebook. Është rezultat i kësaj fushate dezinformuese, një pjesë e popullatës është e indoktrinuar me propagandë pro-ruse. Duhet urgjentisht të përshpejtojmë përpjekjet tona”, pranon kryeministri sllovak Eduard Hager dhe shton se që kjo të ketë sukses është e nevojshme mbështetja e vendeve evropiane dhe botërore.