Raketa gjigande jashtë kontrollit e Kinës bie në një vend të paparashikuar

Raketa gjigande e Kinës prej 23 tonësh e lëshuar në hapërisrë gjatë festës së Halloween u rrëzua në Oqeanin Paqësor pak pasi arriti në atmosferën e Tokës.

Komanda Hapësinore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njoftoi se raketa u ul në koordinatat 101.9 gradë në perëndim dhe 9.9 gradë në veri të Paqësorit të cilat nuk ishin parashikuar.

Për herë të pestë në më pak se tre vjet, pjesë të anijes hapësinore të Kinës janë përplasur me Tokën.

Raketa  që shkaktoi më shumë dëme ishte më 8 maj 2021 ku një raketë 18 tonëshe u rrëzua në Oqeanin Indian ku fshatrat në rajon u dëmtuan nga pjesët e shpërndara të mbeturinave.