Narko-shteti/ Porti i Durrësit, hotspot për drogën e Amerikës Latine

Porti i Durrësit prej disa vitesh është kthyer në një hotspot të trafikut të kokainës nga vendet e Amerikes Latine, kryesisht nga Ekuadori. Përgjatë vitit 2022, në Portin e Durrësit janë sekuestruar 3 ngarkesa me kokainë, me peshë totale 138 kilogramë, e cila rezultoi e fshehur në kontejnerët me banana.

Në një rast të tjetër, në korrik të këtij viti, policia vuri në pranga 20 persona, mes tyre edhe staf të Portit me dyshimet se kontejneri ishte hapur pa kaluar në kontroll dhe ishin vjedhur 50 arka, të cilat u dyshuan si të mbushura me lëndë narkotike. Por viti 2021, shënon një numër më të lartë të rasteve të goditura. Plot 11 të tilla, me peshë totale 1 ton e 77 kilogramë kokainë.

5 prej këtyre ngarkesave u zbuluan në kontejnerët me banane të Alba Ecotic Fruit, gjatë muajve të verës, ku u sekuestruan mbi 40 kg kokainë. Ndërsa në qershor 2021 u kapën 325 kg kokainë që kalonte tranzit në territorin shqiptar me destinacion Italinë. Më 10 prill, një tjetër sasi prej 134 kg u kap në një kontejner të mbushur me banane për llogari të kompanisë “Masabi Fruits”.

Në datën 1 prill u kap një sasi prej 49 kg kokainë, që vinte nga Amerika Latine në një konteiner me banane në pronësi të Selim Çekajt dhe në datën 17 maj një tjetër sasi prej 400 kg kokainë, e futur nga porti i Durrësit, u sekuestrua në Kosovë.