Skaneri patriotik i Kishës Katolike për shpopullimin nxjerr një fajtor: Ramën!

Nga Petrit Vasili

Kisha Katolike i bën shpopullimit një skaner objektiv dhe shumë të vërtetë, q tregon përmasat shumë të mëdha dhe të dhimbshme të kësaj tragjedie të pashembullt, që po rrezikon shumë rëndë ekzistencën e kombit tonë.

Mirënjohje pa fund Kishës Katolike për vizionin e thellë patriotik dhe kombdashës për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Pyetjet e Kishës Katolike janë ekzistenciale për vendin dhe çdo shqiptar, kur ajo pyet

"Duke parë një situatë të tillë dramatike, na vjen të pyesim:

Vendi i lënë bosh nga shqiptarët që emigrojnë, kujt do t’i mbesë?

Kujt jemi duke ia dorëzuar këtë tokë?

Cili është projekti për të ardhmen e këtij vendi?

E gjithë kjo pasuri që gjendet në këtë tokë, në duart e kujt do të jetë?

Nëse jemi demokraci nuk duhet të kemi frikë t’u përgjigjemi me kurajo këtyre pyetjeve të drejta dhe legjitime të qytetarëve tanë”

"Askush nuk mund t’i delegojë të ardhmen e vet një sistemi politik as iluzionit të një jete më të mirë diku tjetër".

Skaneri i Kishës Katolike zbërthen përmasat tragjike ku ka depërtuar shpopullimi në çdo familje shqiptare kur thotë:

"Pas çdo personi apo familje që përpiqet të emigrojë, ekziston rreziku i trafikimit të qenieve njerëzore nga grupet e ndryshme të strukturuara kriminale dhe përdorimi i tyre për qëllime po kriminale jashtë vendit".

"Situata është e qartë në sytë e të gjithëve. Këtë na e konfirmon puna baritore e motrave dhe meshtarëve, si edhe dëgjimi i besimtarëve tanë, të cilët në mënyrë dramatike na rrëfejnë se si familje të tëra preferojnë të emigrojnë prej frikës se nuk mund t’u garantojnë një të ardhme të sigurt fëmijëve të tyre e se shumë prej tyre kanë humbur shpresën për të jetuar në Shqipëri".

"Në këtë mënyrë kemi një boshatisje totale të strukturave shkollore në zonat rurale (kjo d.m.th. një të ardhme pa të rinj) dhe mungesën e atyre që mund të quhen profesionet më të çmueshme për zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të vendit tonë, siç është personeli shëndetësor, arsimor dhe profesione të ndryshme".

Skaneri patriotik dhe shumë i përgjegjshëm i shpopullimit tregon qartë se fajtori i vetëm dhe armiku më i egër i shqiptarëve është Edi Rama.

Edi Rama, me një strategji të zezë, që shpërbën dhe asimilon Shqipërinë, e nxit qëllimshëm shpopullimin për të lënë Shqipërinë në duart e një grushti mafiozësh të pasur, që kërkojnë të kenë nën vete njerëz pa liri, pa të drejta, të nënshtruar, pa gjuhe dhe pa gojë, që t’u shërbejnë kokulur në heshtje.

Fakeminderit imzot Angelo Masafra, faleminderit!