Skandal në Brazil, trajneri i kombëtares i porositi lojtarët që të...

Gazeta e njohur braziliane “Globo” bëri të ditur se Tite, trajneri i ekipit kombëtar të futbollit të Brazilit, i ka urdhëruar lojtarët e tij të falsifikojnë lëndimet përpara Kupës së Botës në Katar, në mënyrë që ata të jenë plotësisht të shëndetshëm dhe të gatshëm për Kupën e Botës.

Pasi ai nuk e ftoi në kombëtare sulmuesin e Flamengos, Gabriel Barbosa, i njohur si Gabigol, në mediat braziliane u shfaq një histori që tronditi publikun e futbollit.

"Tite kërkoi që lojtarët të falsifikonin lëndime në mënyrë që të mos luanin për klubet në periudhën para Kupës së Botës. Gabigol e pyeti Tite se çfarë lloj dëmtimi duhet të falsifikonte. Ai më pas i tha atij se nuk kishte nevojë të falsifikonte asgjë pasi nuk do ta merrte në Kupën e Botës”, shkruan Globo.

Richarlison dhe Lucas Paqueta janë aktualisht mes lojtarëve brazilianë jashtë fushës. Brazili është në grup me Serbinë, Zvicrën dhe Kamerunin. Ndeshja e parë do të jetë kundër Serbisë më 24 nëntor.