‘Uli qepenat, ndërprit shërbimin, bjeri borisë’: Rezistenca e biznesit përballë vjedhjes nga qeveria

Biznesi që ka vendosur të hidhet në grevë paraditen e kësaj të shtune, duke përforcuar protestën e pedagogëve që është më e fundit,  ka sugjeruar format e ndryshme të reagimit që mund të zgjidhen përballë vjedhjes nga kjo qeveria antikombëtare, siç thuhet në deklaratë.

“Mbyll qepenat” – Uli qepenat dhe printo një fletë A4 me mesazhin “jam në grevë”.

“Ndërprit shërbimin”- Ndërprit shërbimin dhe shpjegohu klientëve pse. Greva ka nevojë që edhe konsumatorët të jenë në krah të saj.

“Angazhohu” – Nëse je taksist, organizohu me kolegët dhe bllokoni trafikun, bjerini borive. Nëse je shitës, mblidhuni në hyrje të tregut dhe protestoni në grup”.