Nancy Pelosi bën komentet e para publike për sulmin ndaj bashkëshortit të saj

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi foli publikisht në kamera për herë të parë të premten për sulmin ndaj bashkëshortit të saj, Paul dhe për shërimin e tij, duke u shprehur se ‘do t’i duhet një kohë egjatë, por ai dot ë jetë mirë.’

‘Paul erdhi dje në shtëpi. Kjo mundëson të jemi të gjithë bahskë. Faleminderit, faleminderit, faleminderit për fjalët e tuuaj të mira dhe për urimet tuaja të mira për Paul’ tha kryetarja e Dhomës në një video të postuar në llogarinë e saj në Twitter dhe Youtube.

“Do t’i duhet një kohë e gjatë për t’u shëruar, por ai do të jetë mirë. Dhe është shumë tragjike se si ndodhi ngjarja por ne duhet të jemi optimist.Ai është i rrethuar nga familja, kështu që kjo është një gjë e mrekullueshme.’

Paul Pelosi, 82 vjeç doli nga një spital në San Françisko në fillim të kësaj jave pasi mori veten nga operacioni që kreu.

Ai qëndroi në spital një javë pas sulmit brutal të 28 tetorit në shtëpinë e çifti në San Françisko.

Personi i akuzuar për sulmin ndaj Pelosit është David De Pape edhe është i akuzuar për gjashtë akuza në lidhje me incidentit, duke përfshirë tentative vrasje, vjedhje, sulm dhe kërcënime ndaj anëtarit të familjes së një zyrtari publik. 

Të premten ai hoqi dorë nga paraqitja e tij në Gjykatën e Lartë në San Franciskos ndërsa një seancë dëgjimore për statusin u caktua për 28 nëntor dhe një seancë paraprake për 14 dhjetor.

Anëtarët e Kongresit në të dy anët e rreshtit kanë dënuar dhunën, e cila ngjalli shqetësim të ri për sigurinë e ligjvënësve dhe familjeve të tyre në mes të retorikës gjithnjë e më armiqësore politike në klimën aktuale politike.