", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/November/05/auto_kostroma_russia1667634246.webp", "width": 1168, "height": 656 } }

Tragjedi në Rusi: 15 të vdekur nga zjarri i madh në një klub nate

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në qytetin Kostroma, në brigjet e Vollgës në lindje të Rusisë, pasi 15 persona humbën jetën nga një zjarr i madh.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në një klub natë.

“Sipas informacioneve të fundit 15 persona kanë humbur jetën nga zjarri, pasi në rrënoja u gjetën dhe dy trupa të tjerë’  thuhej në përditësimin e fundit të shërbimeve të urgjencës sipas lajmeve Tass.

Sipas zyrës së prokurorisë së qarkut, përdorimi i fishekzjarreve nga një prej klientëve mund të ketë shkaktuar zjarrin fatal .

Si pasojë e zjarrit të madh, çatia e klubit u shemb në të gjithë sipërfaqen e saj - 3.5 mijë metra katrorë, ndërsa rreth 250 persona u evakuuan.

Guvernatori i Kostromës, Sergei Sitnikov , tha në kanalin e tij Telegram se pesë persona u plagosën gjithashtu në incident.

“Si pasojë e zjarrit janë lënduar lehtë pesë persona. Ata kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë ka sqaruar se njerëzit nuk kanë nevojë për shtrimin në spital”, ka shkruar ai.

Drejtoria kryesore e Ministrisë së Situatave Emergjente për rajonin e Kostromës njoftoi se zjarrfikësit tani kanë arritur të vënë nën kontroll zjarrin.